Christian Eriksen përgatitet për një rikthim shokues në Premier League

Christian Eriksen përgatitet për një rikthim shokues në

Brenda 30 ditëve do të ketë lajme pozitive për Christian Eriksen lidhur me të ardhmen e tij madje mund ta shikojmë të shkëlqejë sërish në nivele të larta. Ky është të paktën plani i mesfushorit danez i cili pak ditë më parë mbylli zyrtarisht kontratën me Interin.

Asi danez pësoi një arrest kardiak në Europian duke shokuar mbarë botën dhe pasi iu vendos një defribilator në zemër ai mund të luajë futboll sërish por jo në Itali pasi nuk e lejojnë rregullat.

Agjenti i Eriksen zbuloi se tashmë janë vënë në radhë shumë ekipe për të nënshkruar me Eriksen, sidomos në Premier League pasi në këtë vend lejohet të luhet me një defribilator të montuar në zemër dhe një rast i ngjashëm është me mbrojtësin holandez, Daley Blind që më parë luante me Man. United dhe sot është me Ajaxin.

Pikërisht edhe Ajaxi është në planet e Eriksen por sot duket se Premier League është prioritet për të dhe skuadra si Tottenham, Chelsea apo Liverpool do ta prisnin me krahë hapur fantazistin nga Danimarka./Ora News/.

EMISIONET