Tjetër dëmtim për Neymar, braziliani zëvendësohet pak minuta pasi kishte hyrë në fushë

Tjetër dëmtim për Neymar, braziliani zëvendësohet pak

Neymar është dashur të zëvendësohet vetëm pak minuta pas inkuadrimit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Azi ndaj Esteghal.

Neymar u largua nga loja për shkak të një lëndimi, vetëm pak minuta pasi hyri në ndeshjen e tij të dytë që nga rikthimi prej dëmtimit të rëndë që e kishte pësuar një vit më parë.

Ylli brazilian hyri në lojë në minutën e 57-të, mirëpo pas pak minutave, duke ngritur shqetësime të mëdha për gjendjen e tij.

Incidenti ndodhi kur Neymar Jr. tentoi të pranojë një pasim nga Marcos Leonardo.

Pas këtij rasti, Neymari e kapi këmbën e tij dhe sinjalizoi për një zëvendësim.

Duket se ai po vuan nga një problem i vogël muskulor dhe jo diçka e madhe e serioze për Al-Hilal.

Megjithatë, për të qartësuar situatën e Neymarit, klubit saudit i duhet të dalë me një deklaratë zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore.

Ndeshja e ardhshme e Al-Hilal do të jetë më 26 nëntor, duke i dhënë kohë të mjaftueshme brazilianit për t’u rikuperuar.

EMISIONET