Titulli kampion mund të festohet në Rrogozhinë...
Ndeshja e javës së 35-të mes Tiranës dhe Bylisit do të luhet në stadiumin e Egnatias pasi ekipi kryesues nuk arrin të gjejë një fushë në kryeqytet apo afër shtëpisë për të zhvilluar ndeshjen e fundit të sezonit si pritës.
FSHF ka vendosur që skuadra e drejtuar nga Orges Shehi të zhvendoset në Rrogozhinë për të pritur mallakastgriotët këtë të enjte në një ndeshje që mund të rezultojë vendimtare për sezonin e bardhebluve.
Dy javë nga fundi Tirana kryeson me 2 pikë më shumë se Partizani që kërkon të përfitojë nga një hap fals i rivalëve. Për shkak të organizimit të koncerteve në “Air Albania” gjatë kësaj periudhe dhe gjendjes së amotrizuar të “Selman Stermasit”, vendimi ishte deri diku i detyruar pasi kalendari për Elbasanin dhe Durrësin ishte i zënë e në këtë mënyrë, për herë të parë Tirana do të organizojë një ndeshje si pritëse në Rrogozhinë ku mund të shpallet edhe kampione e Shqipërisë.