Tirana i përballoi, Roma i ndalon. Tifozët e Feynoord nuk do të udhëtojnë në Itali

Tirana i përballoi, Roma i ndalon. Tifozët e Feynoord nuk do të

10 muaj pas finales së Conference League mes Feynoord dhe Romës, dueli mes dy skuadrave përsëritet për llogari të çerekfinaleve në Europa League.

Dy klube që mbështeten nga tifozeri të dhunshme dhe kjo është parë në të shkuarën kur holandezët shkatërruan qëndrën e Romës e madje tentuan të bënin të njëjtën gjë në Tiranë pak orë përpara finales por nuk arritën të përplaseshin me italianët.

Gjithsesi, finalja e Tiranës është hedhur pas krahëve por policia e vendit fqinjë ka mbajtur shënime dhe ka dalë në përfundimin se holandezët nuk duhet të lejohen të ndjekin skuadrën e tyre në stadiumin “Olimpico”.

Edhe kryebashkiaku Roberto Gualtieri  ka bërë thirrje që mbështetësit nga Rotterdami të mos lejohen në Romë ndërsa vendimin do ta marrë Ministria e Rendit. Pak ditë më parë, mbështetësit e Eintracht Frankfurt shkaktuan kaos në rrugët e Napolit ku rreth 800 gjermanë kishin mbërritur, pavarësisht bllokimit që kishte bërë qeveria.


EMISIONET