“Shorti i Champions League është trukuar”, ne Angli nuk i presin mirë goglat e Nyon-it

“Shorti i Champions League është trukuar”, ne Angli nuk i
Shorti i çerekfinaleve nuk dhuroi kundërshtarë të lehtë në letër për Manchester City dhe Chelsea. Në Angli janë të pakënaqur për “tekat” e goglave madje shkojnë deri aty sa e cilësojnë të trukuar atë që ndodhi në Nyon ku ish-mesfushori turk Hamit Altintop tërhoqi emrat e 8 skuadrave në garë dhe i vendosi përballë njëra-tjetrës.

Tifozët anglezë, kryesisht të Chelseat që peshkoi Realin dhe të Man. City që u shortua me Bayernin, “ulërasin” për komplot. Për blutë kjo është sfida e tretë kundër Real-it në tre vitet e fundit.

Suksesi i fundit daton në gjysmëfinalet e vitit 2021 dhe sipas tifozëve, kjo është shumë e çuditshme. Ka nga ata që mendojnë se UEFA po i shtron rrugën Napolit për të arritur deri në finale, ndërsa të tjerë besojnë se UEFA kërkoi gjithashtu përplasjen mes Bayernin dhe Man. City-n për ta bërë më spektakolare këtë fazë.

EMISIONET