Teuta dhe Vllaznia ndahen në barazim, Balajn nuk e mbajnë nervat

Esat Mala dhe Sherif Kallaku vendosën me nga një gol në ndeshjen e Durrësit mes Teutës dhe Vllaznisë.
Barazimi ndal vendasit e drejtuar nga Edi Martini dhe ekipin mik të trajnerit Mirel Josa ku pati edhe tensione për shkak të zëvendësimit të Bekim Balajt, i cili nuk e priti mirë vendimin e trajnerit kryeqytetas.
Ishin shkodranët që kaluan në avantazh në minutën e 14 me autor Esat Malën, ndërsa Kallaku gjeti golin e tretë në dy ndeshjet e fundit pasi shënoi në të 30-ën për të mbyllur llogaritë e sfidës me një barazim që i prish shumë punë Vllaznisë.
Shkodranët mbeten në vendin e katërt me 36 pikë, ndërsa Teuta qëndron në vendin e gjashtë me 32 pikë.

