TALENTET NË MERKATO! Ekipet e mëdha gjuajnë të rinjtë për t’i marrë në ekip

Emrat e rinj të futbollit janë vënë në shënjestër të ekipeve të mëdha në këtë merkato. 16-vjeçari i Ajaksit është një prej tyre ku reali mendon një ofertë të lartë

TALENTET NË MERKATO! Ekipet e mëdha gjuajnë të rinjtë

Real Madrid është pranë sigurimit të një tjetër talenti premtues në horizontin europian. Bëhet fjalë për Abdellah Ouazane, mesfushorin kreativ 16-vjeçar të Ajax-it dhe përfaqësues i Marokut U17, i shpallur lojtari më i mirë i Kupës së Afrikës për këtë grupmoshë. Me kontratë që i skadon më 30 qershor, Ouazane ka shkëlqyer me ekipin e parë të të rinjve të Ajax-it në Irlandën e Veriut dhe ka zgjuar interes nga shumë klube të mëdha. Real Madrid ka ndjekur prej kohësh zhvillimin e tij dhe, sipas burimeve të konfirmuara nga gazeta, tashmë kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit. Ai mund të bashkohet me ekipin Juvenil të Realit ose direkt me Castillan.

Ndërkohë, Jadon Sancho nuk do të mbetet te Chelsea. Sipas Fabrizio Romano, londinezët kanë vendosur të mos rinovojnë huazimin dhe do të paguajnë një dëmshpërblim prej pesë milionë eurosh, sipas marrëveshjes me Manchester United. Kjo e rikthen Sancho-n në “Old Trafford”, ku e ardhmja e tij duket e paqartë, përderisa edhe Gary Neville e ka përfshirë mes lojtarëve që duhet të largohen këtë verë, së bashku me Rashford, Antony dhe Garnacho.

Në anën tjetër, Chelsea po afron Liam Delap, sulmuesin e talentuar që vinte nga Ipswich Town. Delap, i cili i kaloi me sukses testet e para mjekësore, do të ribashkohet me ish-shokun e tij Cole Palmer dhe do të jetë pjesë e skuadrës së bluve në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Po ashtu, kampionët e Conference League, Chelsea, kanë konfirmuar zyrtarisht afrimin e Dário Essugo, mesfushorit 19-vjeçar portugez që sezonin e kaluar ishte i huazuar te Las Palmas, por në pronësi të Sportingut të Lisbonës.

Në fund, Bruno Fernandes ka refuzuar një ofertë marramendëse prej 120 milionë eurosh nga Al Hilal, që gjithashtu përfshinte trefishimin e pagës së tij aktuale. Mesfushori portugez dhe kapiteni i Manchester United ka kontratë deri në vitin 2027 dhe nuk planifikon largim, ndërsa trajneri Ruben Amorim as që e konsideron mundësinë për ta pasur Fernandes në skuadrën e tij.

EMISIONET