TJETËR BELLINGHAM TE DORTMUND! Jobe në gjurmët e të vëllait Jude, gati oferta për 19-vjeçarin

Borusia Dortmund po kërkon të ketë në ekip një vëllain e Jude Bellingham. Mediet shkruajnë se lubi gjerman ka bërë gati ofertën për mesfushorin 19 vjeçar

TJETËR BELLINGHAM TE DORTMUND! Jobe në gjurmët e të

Borussia Dortmund është gjithnjë e më e bindur se do të sigurojë shërbimet e mesfushorit të talentuar të Sunderlandit, Jobe Bellingham.

19-vjeçari, i shpallur muajin e kaluar si Lojtari i Ri më i Mirë i Championship-it dhe pjesë e formacionit më të mirë të sezonit, ka tërhequr interes nga disa klube europiane, por gjermanët besojnë se janë në pozita të favorshme për të finalizuar marrëveshjen.

Edhe pse ende nuk kanë nisur zyrtarisht bisedimet me Sunderlandin, Dortmund ka marrë sinjale të forta se Bellingham dëshiron të ndjekë rrugën e vëllait të tij, Jude, i cili shkëlqeu në "Signal Iduna Park" për tre sezone përpara se të transferohej te Real Madridi.

Klubi gjerman beson se do të arrijë marrëveshje me klubin anglez dhe lojtari mund të bashkohet me skuadrën para 10 qershorit, duke e bërë të mundur aktivizimin e tij në Kupën e Botës për Klube, ku do të luajë edhe Real Madridi i Jude Bellingham.

Forma e shkëlqyer e Dortmundit në fundin e sezonit, ku fituan 7 nga 8 ndeshjet e fundit dhe siguruan vendin e katërt në Bundesliga, ka forcuar më tej pozitat e klubit në merkato.

Kujtojmë se Jude Bellingham u transferua nga Birmingham City te Dortmund në vitin 2020, ku fitoi Kupën e Gjermanisë në vitin 2021 së bashku me Haaland dhe Sancho.

Ndërkohë, Jobe Bellingham ka bërë tashmë debutimin me Anglinë U21 dhe është pjesë e skuadrës që do të marrë pjesë në Kampionatin Europian për të rinj që zhvillohet në Sllovaki nga 11 deri më 28 qershor

EMISIONET