Spanja, De la Fuente bën revolucion, “shkarkon” 15 lojtarë të Kupës së Botës

Spanja, De la Fuente bën revolucion, “shkarkon” 15 lojtarë
Trajneri i ri i Spanjës, Luis de la Fuente ka bërë ndryshime të rëndësishme në listën e re që do të nisë rrugëtimin e eleminatoreve të Euro 2024.

Tekniku merr përsipër një revolucion të dhimbshëm duke lënë jashtë listës edhe shumë lojtarë të Barcelonës. Kështu, në listën e re nuk fugurojnë Simon, Azpiliqueta, Éric García, Hugo Guillamón, Pau Torres, Jordi Alba, Busquets, Soler, Llorente, Koke, Ferran, Yeremy, Asensio , Sarabia dhe Ansu Fati.

Në Katar, Barcelona përfaqësohej me 8 lojtarë ndërsa sot janë vetëm 3 në listë. Një ndryshim i vërtetë kursi nga ana e kombëtares iberike që hedh pas krahëve epokën Luis Enrique.

EMISIONET