Polonia me fuqi të plotë, kompletohet me emrat e rëndësishem kundër Shqipërisë
Robert Lewandowski & CO do të kërkojnë me çdo kusht fitore ndaj Shqipërisë në 27 mars në Varshavë por eleminatoret e ekipit bardhekuq do të nisin tre ditë më parë me sfidën kundër Çekisë në Pragë.
Fernando Santos ka publikuar listën me lojtarët të cilëve do t’u besojë për këto dy duele ku përveç sulmuesit të Barcelonës, bien në sy edhe emra të tjerë shumë të fortë si Piatek, Zielinski, Bednarek, Szchezny apo Zalewski.
Ndeshja Poloni-Shqipëri do të luhet në datën 27 mars në orën 20:45 në “Stadion Narodowy” të kryeqytetit polak.