S’ka gola në “Air Albania”, Zavalani: Fitorja me e madhe e derbit ishte që Tirana e zhvilloi ndeshjen me tifozë

Derbi Tirana-Partizani është mbyllur pa gola. Ishte padyshim një sfidë spektakolare, pavarësisht se përfundoi në barazim.

Që në fillim, nuk munguan “ngacmimet”, me të kuqtë dhe bardheblutë që lëshuan sinjalet e para. Cara provoi në njërin krah, sakaq në krahun tjetër, edhe Jonuzi provoi disa herë të zgjidhë takimin.

Episodi më i rëndësishëm i fraksionit i erdhi pas 30 minutash lojë.

Sembene shkakton autogol pas një topi të Gjumsit nga krahët, por festa e ekipit të Gugash Maganit zgjati pak. Goli i Tiranës u anulua pasi pozicioni i Jarmouni, u konsiderua si i parregullt.

Nisur nga kjo panoramë, gazetarja e Sportit Ida Zavalani në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News” fitorja më e madhe e derbit të mbrëmjes së sotme ishte lejimi i toifozëve në stadium.

“Mendoj se fitorja me e madhe e derbit ishte që Federata lejoi që Tirana ta zhvillonte ndeshjen me tifozë”, vlerësoi Zavalani.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”

EMISIONET