“Sjellje e papranueshme”. Ten Hag del hapur kundër Cristiano Ronaldos

“Sjellje e papranueshme”. Ten Hag del hapur kundër Cristiano

Sjellje e papranueshme për Eric Ten Hag. E tillë ishte ajo që bëri Cristiano Ronaldo të dielën pasi u largua nga “Old Trafford” menjëherë pas zëvendësimit në ndeshjen miqësore me Rayo Vallecano. Trajneri holandez del hapur teksa kritikon CR7 duke vendosur një gur të ri në murin që po ndan 5 herë fituesin e Topit të Artë dhe skuadrën që e bëri të famshëm në mbarë botën.

“Nuk kam ndërmend ta lë të kalojë kaq lehtë atë që ndodhi, është e papranueshme për të gjithë personat e përfshirë. Jemi një skuadër dhe kjo do të thotë që duhet të qëndrosh deri në fund të ndeshjes”.

Më qartë se kaq nuk ka ku të shkojë madje sipas “Telegraph”, Ten Hag është vënë menjëherë në lëvizje duke e trajtuar këtë problem si një çështje të brendshme disiplinore.

 

EMISIONET