Ten Hag merr vendimin radikal, Ronaldo në pankinë për ndeshjen e parë
Cristiano Ronaldo nuk do të luajë titullar në ndeshjen e parë të Premier League kundër Brighton të dielën. “Daily Mail” raporton se luzitani nuk do të përgjidhet mes 11 të besuarve të Ten Hag në sfidën debutuese të sezonit 2022-2023 për shkak të sjelljes së tij të papërshtatshme dhe veprimeve që klubit nuk i kanë pëlqyer.
Pasi mungoi në fazën parapërgatitore, Ronaldo tentoi largimin me çdo kusht ndërsa në sfidën miqësore me Rayo Vallecano u aktivizua titullar dhe luajti vetëm 45 minuta, dukshëm i nervozuar për largimin nga fusha e lojës.
37-vjeçari që arkëton 360.000 pound në javë ka një kontratë që e lidh deri në qershor me “Djajtë e Kuq” por ai nuk dëshiron ta respektojë pasi synon të luajë në Champions League, gjë që United nuk ia mundëson por as nuk preferon ta lejë të lirë.