Siner fiton në Kinë, Alcaraz në Tokio/ Vijon dueli në tenis, kampionët nuk lëshojnë pe
Një ditë pasi Alcaraz fitoi turneun në Tokio, Jannik Siner përgjigjet duke fituar në kampionatin e zhvilluar në Itali. Ndërkaq do të jetë gara në shangai që do të afrojë me pikë dy kampionët e rinj

Jannik Sinner shkëlqen sërish në skenën ndërkombëtare. Tenisti italian fitoi për herë të dytë turneun prestigjioz të Pekinit, duke mposhtur me lehtësi amerikanin Learner Tien. Finalja zgjati një orë e 12 minuta dhe u mbyll me rezultatin e pastër 6-2, 6-2, një sfidë pa histori, e dominuar nga shërbimi i fuqishëm dhe loja e pastër e italianit.
Ndeshja nisi menjëherë me ritmin e diktuar nga Sinner, që realizoi një “break” që në fillim dhe nuk e vuri kurrë në dyshim fitoren. Në setin e parë, Tien u shfaq i pafuqishëm përballë goditjeve të shpejta dhe mbi dhjetë “ace”-ve të italianit. Edhe në setin e dytë, pas një momenti të shkurtër ekuilibri, Sinner mori kontrollin e plotë të lojës, duke shënuar dy “break”-e dhe mbyllur llogaritë me një tjetër 6-2.
Ky është trofeu i dytë i Sinner në kryeqytetin kinez, pas fitores së vitit 2022 ndaj Daniil Medvedev, dhe i 21-ti në karrierë. Me tre tituj të fituar këtë vit – Australian Open, Ëimbledon dhe tani China Open – italiani dëshmon se është në formën më të mirë të tij.
Suksesi i Sinner-it vjen një ditë pasi rivali i tij kryesor, Carlos Alcaraz, fitoi turneun e Tokios. Dy yjet e rinj të tenisit botëror po ndjekin hap pas hapi njëri-tjetrin në garën për kreun e renditjes botërore. Në Shangai, ku Sinner mbron titullin e vitit të kaluar, italiani do të ketë një mundësi të artë për të shkurtuar distancën, pasi Alcaraz është tërhequr nga gara.

