Champions-i vazhdon/ Sot finalja e parakohshme Barcelona-PSG, spikat edhe Villarreal - Juventus! City përballë ...

Champions-i vazhdon/ Sot finalja e parakohshme Barcelona-PSG, spikat edhe

Kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Evropë, Champions League, do zhvillojë këtë mbrëmje nëntë ndeshjet e mbetura për raundin e dytë të fazës së ligës. Me fillim nga ora 18:45 luhen Qarabag - FC Copenhagen dhe Royale Union - Newcastle.

Ndërkohë në orën 21:00 do luhen shtatë ndeshjet e tjera. Në Londër, Arsenali pret Olympiacos, teksa Barcelona luan kundër PSG-së në një sfidë që mund të quhet pa frikë edhe si një finale e parakohshme.

Te Barça trajneri Flick nuk do ketë të gatshëm Joan Garcia, Gavi, Fermin Lopez, Raphinha apo ter Stegen. Nga ana tjetër, kampionët në fuqi, PSG, do duhet të bëjë pa fituesin e 'Topit të Artë', Ousmane Dembene, si edhe Doue, Kamara, Kvaratskhelia apo Marquinhos.

Në 'Ceramica', Villarreal luan kundër Juventusit. Spanjollët nuk do kenë shtatë futbollistë për shkaqe lëndimi, ndërsa 'Zonja e Vjetër' ende nuk ka të gatshëm Bremer, Milik, Miretti apo Thuram.

Në përballjet e tjera, Dortmund pret Bilbaon, Manchester City luan kundër Monacos në Principatë, teksa Napoli pret Sportingun në 'Maradona'.

Champions League, raundi 2 - e mërkurë, 01 tetor 2025

18:45

Qarabag - FC Copenhagen

Royale Union SG - Newcastle

21:00

Arsenal - Olympiacos

Barcelona - PSG

Bayer Leverkusen - PSV

Dortmund - Athletic Bilbao

Monaco - Manchester City

Napoli - Sporting Lisbone

Villarreal - Juventus

Renditja:

Champions-i vazhdon/ Sot finalja e parakohshme Barcelona-PSG, spikat edhe

EMISIONET