“Shuplaka” e radhës për Djokoviç. As në Roland Garros nuk mund të marrë pjesë

“Shuplaka” e radhës për Djokoviç. As në Roland

Viti 2022 ka nisur keq dhe mund të vijojë akoma më keq për Novak Djokoviç. Pasi humbi Grand Slamin e parë të vitit për shkak të statusit të tij të njohur botërisht kunder vaksinimit, tenisti serb mund të humbasë edhe Roland Garros dhe kjo do të ishte një humbje e rëndë për të si në aspektin sportiv por edhe në atë financiar sigurisht.

 

Sot ministrja franceze e sporteve, Roxana Mărăcineanu bëri të ditur sot se në të gjitha aktivitetet sportive, sipas ligjit të ri të miratuar jo vetëm spektatorët duhet të jenë të vaksinuar por edhe sportistët duhet të kenë Green Pass për të marrë pjesë.


Të mos marrësh pjesë në dy Grand Slam të sezonit do të ishte e paimagjinueshme për Djokoviç por tashmë bota në përgjithësi e bashkë me të edhe bota e sportit ka ndryshuar ndaj dhe Djokoviç ka përpara dy dilema, të vaksinohet dhe të rikthehet në garat e mëdha ose të mbajë statusin aktual por që shumë shpejtë do ta zbriste nga numri 1 i botës./Ora News/.

EMISIONET