Ekskluzive, Pero Pejic gjen sulmuesin që Kukësi kishte nevojë

Kukësi synon të përforcohet në dritaren transferimit të janarit me Vasil Shkurtaj. Në dy sezonet e fundit sulmuesi është aktivizuar në kampionatin kinez me fanellën e “Jiangshi”, por dëshiron të ndryshoj ambient.
Kukësi kërkon të përfitoj dhe është hedhur menjëherë në sulm për të siguruar shërbimet e tij. Ora News mëson ekskluzivisht se drejtori sportiv Pero Pejic është takuar me përfaqësues të futbollist ku ka diskutuar mundësinë për afrimin e tij te verilindorët.
Për të interes ka shfaqur edhe partizani, por Kukësi është në avantazhi, pasi Shkurtaj ka luajtur me verilindorët nga 2018 deri në 2020.
Në fushatën 2019-2020, Shkurtaj shpërtheu me blutë duke realizuar 22 gola në 30 ndeshje në kampionat, ndërsa shënoi edhe një gol në Kupën e Shqipërisë.
Ndërkohë në këtë sezon në kampionatin kinez, Shkurtaj ka grumbulluar 8 ndeshje prej të cilave 5 si titullar ndërsa ka shënuar edhe një gol duke i dhënë tri pikë skuadrës në fitoren 1-0 ndaj Tianshan në 25 nëntor të vitit të kaluar.
Përveç Shkurtajt, Kukësi synon të përforcohet edhe me një mbrojtës qendër, repart i cili ka pasur Luhja në gjysmën e parë të sezonit. Pejic është duke monitoruar disa futbollist, por deri tani askush nuk e ka bindur për të nisur bisedimet.

