Shqipëria me formacion sulmues në Poloni, ja si do të rreshtohen kuqezinjtë në 27 mars

Shqipëria me formacion sulmues në Poloni, ja si do të rreshtohen

Kundër Polonisë, Shqipëria do të zbesë në fushë me paketën e plotë të lojtarëve më në formë të momentit.

Ndryshe nga Reja, Sylvinho prezantohet me një formacion shumë të ndryshëm ku mbrojtja rikthehet me 4 por balanca e forcave vendoset në mesfushë dhe nuk përqëndrohet te krahët.

“Ora Sport” zbulon edhe formacionin e mundshëm të brazilianit që pritet të debutojë me 4-2-3-1 ku Myrto Uzuni ndryshe nga Granada do të jetë më i tërhequr në paketën me Bajramin dhe Asanin të cilët do të mbështesin Cikalleshin ndërsa Asllani dhe Abrashi do të veprojnë në regji.

Kumbulla dhe Veseli do të udëheqin mbrojtjen me krahët e Hysajt dhe Balliut ndërsa në portë do të rreshtohet Etrit Berisha.

Shqipëria me formacion sulmues në Poloni, ja si do të rreshtohen

EMISIONET