Duka “monitoron” Kombëtaren, Sylvinho dhe Zabaleta luajnë me skuadrën (VIDEO)

Trajneri Sylvinho dhe ndihmësi i tij Zabaleta bashkë me Hamdi Salihin kanë nisur punën në ditën e parë me Kombetaren Shqiptare që ka nisur të grumbullohet për sfidën e 27 marsit në Varshavë.
Pas rreth dy dekadave, skuadra kuqezi u rikthye të stërvitet në kryeqytet ndërsa në kompleksin e sapo përfunduar pranë ambjenteve të FSHF-së, ishte i pranishëm edhe presidenti Armand Duka, i shoqëruar nga zëvendësi Lutfi Nuri dhe përgjegjësi i PR, Andi Verçani.
“Ora News” sjell pamjet ekskluzive të stërvitjes së parë të Kombëtares Shqiptare në Shtëpinë e Futbollit.
Skuadra po merr formë por grupi nuk është ende i plotë.









