Milan në Champions League, Pioli bën tifozët të ëndërrojnë
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli flet për shortin e fazës çerekfinale ku peshkoi një skuadër italiane, Napolin kryesues.
Një kundërshtar që trajneri kampion e njeh mjaft mirë por nuk i trembet aspak. Pak orë pasi Luciano Spalleti e cilësoi shumë të vështirë shortin, Pioli thekson:
“Napoli është shumë i fortë dhe po bën më mirë se ne në kampionat por Champions është Champions dhe Milan është Milan. Në Napoli festuan kur panë që shorti u vendosi Milanin përballë? Unë preferoj që të jem i lumtur në fund dhe jo në fillim. Champions është një objektiv që ne e kemi, përse duhet të mendojmë se nuk mund t’ia dalim?”.