Shokon Tyson: Çdo ditë shihem në pasqyrë dhe mendoj se po më vjen vdekja…

Shokon Tyson: Çdo ditë shihem në pasqyrë dhe mendoj se po

“Sigurisht që të gjithë do të vdesim një ditë. Kohët e fundit shikoj shpesh here veten në pasqyrë dhe shoh disa pika në fytyrë që nuk i kam parë më parë. I them vetes, wow, kjo do të thotë se data ime e skadencës po vjen, është shumë afër”.

Deklaratë shokuese nga ish-numri 1 i botës në boks, Mike Tyson. Në intervistën dhënë për Sean McFarlan, “Iron Mike” nuk shfaqet aspak i hekurt por një njeri i brishtë.

Edhe pse ka pasur probleme të mëdha financiare gjatë viteve të fundit, Tyson shton se paratë nuk kanë asnjë domethënie për të, duke shtuar se nuk mendon aspak që pasuria mund ta bëjë të lumtur një njeri.  

EMISIONET