Shkoi në tualetin e ‘San Siros’, tifozja norvegjeze denoncon punonjësin e stadiumit për ngacmim sek*ual

Shkoi në tualetin e ‘San Siros’, tifozja norvegjeze denoncon

Një ngjarje e rëndë ka tronditur stadiumin “Meazza” gjatë ndeshjes Itali-Norvegji.

Sipas raportimeve të ‘Corriere della Sera’, një 24-vjeçare norvegjeze ka denoncuar se është ngacmuar seksualisht në tualetet e stadiumit.

Ajo ishte në Milano për të ndjekur ndeshjen së bashku me miq të tjerë nga Norvegjia.

Gruaja, e cila studion në një universitet italian, i tregoi një stjuardi personin e dyshuar, një 25-vjeçar egjiptian që punon për një kompani pastrimi brenda stadiumit dhe është banor i ligjshëm në Itali.

Ai u ndalua dhe më pas u shoqërua në stacionin e policisë brenda “Meazza”-s.

Sipas raportimeve fillestare, gjatë 90 minutave të ndeshjes vajza u ndje keq dhe një shoqe e çoi në tualet.

Aty, ajo pretendon se një dorë iu fut në pantallona, ndërsa personi i punësuar për pastrimin mohon të ketë kryer ndonjë ngacmim, duke thënë se ishte aty për të kryer detyrat e tij dhe për të kontrolluar gjendjen e saj.

Ai tani po hetohet në gjendje të lirë për ngacmim seksual.

EMISIONET