Shkëndija e Tetovës eliminon kampionët e Uellsit, arrin raundin e dytë të Champions-it

Shkëndija e Tetovës eliminon kampionët e Uellsit, arrin raundin e

Mbrëmje festive te Shkëndija e Tetovës. Skuadra shqiptare, që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, ka arritur të kualifikohet në raundin e dytë të Champions-it, teksa mposhti , kampionët e Uellsit, TNS, me rezultatin 2-1.

Dueli i parë i luajtur në transfertë përfundoi me rezultatin 0 me 0, ndërkohë që në përballjen e kthimit, Shkëndija kaloi e para në avantazh me Tamba në minutën e 18-të.

Nuk mungoi kundërpërgjigjia e miqve, që shënuan me Uilliams në minutën e 38-të.

Koha e rregullt përfundoi me shifrat 1 me 1, teksa për të zgjidhur kualifikimin, duhet të shkonte minuta e 116-të, kur futbollisti Bodenham, shënoi në portën e vetë, duke i dhuruan kualifikimin tetovarëve.

Një sukses i merituar i skuadrës së trajnerit Beqiri, që ishte më dominuese në këtë duel.

EMISIONET