E BUJSHME/ Klubi i Serie A do Cristiano Ronaldon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2025, 22:44

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A!
Como raportohet se është e interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në fund të karrierës.
CR7, i cili aktualisht është pjesë e Al Nassr në Arabinë Saudite, po jep maksimumin që ia lejon fakti se është 40 vjeç.
Trajneri i ekipit italian, Cesc Fabregas, ka ambicie të mëdha për sezonin e ri dhe po mendon rikthimin e Ronaldos në Serie A, aty ku Como ka ambicie realisht të mëdha për të ardhmen.

