Shah, 6 medalje për Shqipërinë në Kampionatin Ballkanik të të rinjve

Sukses kuqezi në Kampionatin Ballkanik të Shahut U-18 dhe U-8 që u zhvillua në Cetinje të Malit të Zi gjatë datave 1-5 tetor. 13 shahistë të rinj ishin në përbërje të ekipit shqiptar, drejtuar nga Trajneri Lorenc Ramaj.
Pas përfundmit të këtij aktiviteti, medalistët shqiptarë nga ky kampionat janë;
G12: Kler Caku- medalje ari
U12: Mateo Boci- medalje argjendi
U14: Ergit Ramaj- medalje ari
G16: Klean Shuqja- medalje argjendi
U16: Kelvin Kosta- medalje ari
U18: Petro Boci- medalje bronzi
Gjatë dy ditëve të ardhshme, do të zhvillohen edhe garat e Kampionatit Ballkanik të Rapidit dhe Blitzit, ku ekipi shqiptar do të marrë pjesë me shpresën për suksese të tjera.







