Kahn zbulon prapaskenat e merkatos për Ronaldon te Bayern Munchen

Kahn zbulon prapaskenat e merkatos për Ronaldon te Bayern Munchen

Administratori i Bayern Munchen, Oliver Kahn zbulon disa detaje interesate që lidhen me merkaton dhe emrin e Cristiano Ronaldos që qarkulloi gjatë gjithë muajve të verës në Bavari. Në nje intervistë dhënë për gazetën “Bild”, Kahn e pranon që klubi ka qenë në bisedime për transferimin e luzitanit në Bundesliga.

“Ne diskutuam me Ronaldon dhe një gjë të tillë e ka bërë edhe Borussia Dortmund me shumë mundësi. Ne pamë gjithashtu pikturën e madhe të Bundesligas. Sigurisht që superyje si Ronaldo janë një faktor i rëndësishëm për tërheqjen e vëmendjes në një ligë si e jona. Ai është një nga më të mëdhenjtë e dekadës por ne hoqëm dorë shumë shpejt nga ideja”.

Pas largimit të Rober Lewandowski-t, Bayern Munchen është ende në kërkim të një qëndërsulmuesi dhe ai vazhdon të jetë Harry Kane. 29-vjeçari i Tottenham është një dëshirë e vjetër e Kahn që duhet të bëjë një sforcim të madh për ta shkëputur lojtarin nga “gjelat” e Londrës.

EMISIONET