Serie A, Milan sulmon Interin për zonën Champions, Lazio dhe Hysaj pranë objektivit (VIDEO)

Serie A, Milan sulmon Interin për zonën Champions, Lazio dhe Hysaj
Interi regjistroi një humbje që mund të rëndojë në moralin e skuadrës përpara dy finaleve të rëndësishme të sezonit. Në Napoli me formacionin e dytë dhe me Asllanin që nga minuta e parë në fushën e lojës, zikaltërit humën 3-1 duke mos përfituar asnjë “ulje çmimi” nga kampionët të cilët janë në kthjellët edhe pse kanë festuar për ditë të tëra. Ndeshje e kontrolluar nga Napoli që përfitoi edhe nga dalja e Gagliardini-t në pjesën e parë.

Napoli kaloi në avantazh në minutën e 67 Anguissa e ndali topin në rrjetën e zikaltërve dhe ndezi festën në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Lukaku shtyu në rrjetë topin e pasuar nga Dimarco, por festa e zikaltërve zgjati pak. 3 minuta më vonë Di Lorenzo shënon një  nga jashtë zone dhe i jep avantazhin Napolit. Avantazh që thellohet në minutën e 4 të shtesës, kur pas një kundërsulmi Gaetano i dërgon shifrat në 3-1.

Me këtë humbje, Interi afrohet -2 nga Milani kur mbeten edhe dy javë ndërsa Lazio shkëputet në vendin e tretë. Suksesi i bardhekaltërve 1-0 në Udine e afron shumë skuadrën e Sarrit me objektivin Champions sepse një fitore në ndeshjen e radhës me Cremonesen do të thotë edhe zyrtarisht bileta për në komopeticionin e rëndësishëm europian.

 

EMISIONET