Serie A/ Lazio nuk fal në transfertë, ushtron presion për vendin e katërt
Lazio nuk gaboi në transfertë përballë Cagliarit.
Në kuadër të javës së 24 në Serie A, kryeqytetasit mposhtën me shifrat 3-1 skuadrën e drejtuar nga Claudio Ranieri.
Bardhekaltërit e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 26 teksa ishin me shumë fat pasi Deiola devijoi topin gabimisht në portën e tij duke shkaktuar autogol.
Në minutën e 50 të pjesës së dytë, Lazio dyfshoi me anë të Ciro Immobile që nga fare pranë portës nuk e pati të vështirë për të realizuar.
Megjithatë, vendasit reaguan dhe pas një minute shkurtuan diferencën me anë të Gaetanos që shënoi një gol të bukur nga distanca.
Gjithsesi, në minutën e 65, Lazio shënoi edhe të tretin me anë të Felipe Anderson duke “vrarë” ndeshjen.
Në fund, të besuarit e trajnerit Mauricio Sarri iu gëzuan tre pikëve që e ngjisin skuadrën në vendin e gjashtë me 37 pikë ndërsa Cagliari mbetet në vendin e 19 me 18 pikë.