“Sëmundja e rëndë e leuçemisë, kurimi, fëmijët dhe familja”, Wanda Nara rrëfen gjithçka

“Sëmundja e rëndë e leuçemisë, kurimi,

Bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara rikthehet të flasë për momentin negativ që po kalon pasi u diagnostikua me leuçemi vetëm pak javë më parë. Prezantuesja dhe modelja argjentinase e cila po shoqëron bashkëshortin në aventurën e tij turke me Galatasaray, flet për sëmundjen dhe familjen në një moment kaq delikat.

“Kur mjekët më dhanë diagnozën ishte shokuese. Gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte se nuk mund të ngjitesha kurrë më në një avion. Ishte shokuese për gjithë familjen. Ka momente kur njerëzit të paragjykojnë dhe mendojnë se nuk është e vërtetë e gjithë kjo. Kur të jem më e fortë dhe do të jem në gjendje ta them me zë të lartë, do ta bëj.

Do të më kishte pëlqyer që gjërat të kishin shkuar ndryshe por këto janë rregullat e lojës dhe unë i pranoj. Në fillim ishte e vështirë sepse fëmijët më bënin pyetje dhe unë nuk kisha përgjigje për ta por në të njëjtën kohë duhet t’u shpjegoja shumë gjëra sepse po flitej në media. Nuk do ta denoncoj gazetarin që e publikoi i pari lajmin sepse kam vite në këtë biznes dhe e di shumë mirë si funksionon.

E pranoj githçka me sportivitet. Trajtimi i sëmundjes është i njëjtë kudo. Kam folur me mjekë në Milano apo Paris dhe më kanë dhënë të njëjtat kura. Unë vendosa ta ndjek kurimin në Argjentinë sepse aty ndihem shumë komode dhe mes njerëzve të mi”.

 

EMISIONET