Chelsea, dështimi i qëndërsulmuesve. “Stamford Bridge” i mallkon

Chelsea, dështimi i qëndërsulmuesve. “Stamford

Chelsea është një klub i mallkuar për qëndërsulmuesit që larg “Stamford Bridge” kanë bërë një rrugëtim fantastik por të veshur me blu kanë përjetuar makthe. I fundit në radhë është Lukaku, por belgu që rikthehet te Interi pas vetëm nëj sezoni, nuk është i pari.

Tammy Abraham sot sulmues i Romës ka një histori të ngjashme me Lukakun ndërsa Fernando Torres në vitet 2011-2015 përjetoi periudhën më të errët si blu pasi u tranaferua nga Liverpool për 50 milionë pound.

Chelsea, dështimi i qëndërsulmuesve. “Stamford

Chelsea, dështimi i qëndërsulmuesve. “Stamford

Radamel Falcao nuk arriti gjithashtu të linte gjurmë në “Stamford” në sezonin 2015-2016, ndërsa 2 sezone më pas fati i keq u pasua në këmbët e Alvaro Moratas.

Chelsea, dështimi i qëndërsulmuesve. “Stamford

Një nga dështimet më të mëdha të viteve të fundit në radhët e Chelseat është edhe Gonzalo Higuain. 6 muaj, vetëm 5 gola në 19 ndeshje për bomberin argjentinas.

Chelsea, dështimi i qëndërsulmuesve. “Stamford

Aktualsisht edhe Timo Werner nuk po shikon dritë në fund të tunelit dhe pas dy sezoneve me fanellën e skuadrës së Tuchel, sulmuesi gjerman duket krejtësisht i humbur.

EMISIONET