Tërmeti bashkon tre klubet “armike” të Stambollit

Tërmeti bashkon tre klubet “armike” të Stambollit

Galatasaray, Besiktas dhe Fenerbache, janë tre klubet më të titulluar të Turqisë, njëkohësisht edhe shumë rivalë me njëri-tjetrin por tërmeti i ka bashkaur të gjitha ngjyrat për një qëllim të vetëm.

Pasi u ndërpre plotësisht kampionati, tre klubet kanë vendosur në dispozicion të të prekurve nga tërmeti, stadiumet e tyre që mund të kthehen në qëndra pritjeje.

“Vodafone Park”, “Ulker” dhe “Nef” kanë hapur dyert ashtu si edhe strukturat stërvitore dhe sportive të klubeve në fjalë.

Besiktas ka krijuar gjithashtu komitetin e ndihmave ku është organizuar struktura për grumbullimin e gjakut, ndërsa lojtarët e të treja skuadrave kanë ndërmarrë inisiativa personale për të ndihmuar sa më shumë të pastrehë.

 

EMISIONET