Rezultatet/ Holanda fitore për infarkt, Portugalia shkatërron Bosnjën

Rezultatet/ Holanda fitore për infarkt, Portugalia shkatërron

Greqi – Holandë 0-1

Një 11-metësh i fituar në fundin e sfidës dhe I shndërruar në gol nga Virgil van Dijk i dha fitoren Holandës në fushën e Greqisë dhe njëkohësisht vendin e dytë në Grupin B.

Një sfidë plot emocione, pasi një fitore e mundshme e Greqisë do ta nxirrte jashtë loje përfaqësuesen portokalli.

Duhet theksuar se Holanda pati mundësinë për ta mbyllur më herët takimin, por Wout Weghorst gaboi përballë Vlachodimos.

Gjithsesi, një tjetër 11-metërsh, jo pak i dyshimtë (u konfirmua nga sistemi VAR), i dha një tjetër shans Holandës, të cilin e shfrytëzoi mbrojtësi i Liverpoolit.

Cristiano Ronaldo i pabesueshëm që në start në sfidën mes Portugalisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

“Ylli” portugez realizoi dy gola të shpejtë në portën përfaqësueses ballkanase në minutat 5’ dhe 22’.

Të parin e realizoi me 11-metërsh, ndërsa golin e epërsisë së dyfishtë pas asistit të marrë nga Joao Felix. Më pas shënuan Fernandez, Cancelo e Felix.

Bosnjë Hercegovinë Portugali 0-5

Shënues: Ronaldo 5′, 20′, Fernandes 25′, Cancelo 32′, Felix 42′

Portugalia nuk dëshironte të ndalej dhe në minutën e 25-të realizoi Fernandes.

Radha për të shënuar i erdhi Cancelos.

Belgjikë – Suedi 1-1

Shënues: Lukaku 31’/ Gyokeres 15′

Gjibraltar – Irlandë 0-4

Islandë – Lihtenshtajn 4-0

Luksemburg – Sllovaki 0-1

EMISIONET