Revolucioni në Holandë, tani do të ketë lojtarë meshkuj e femra në një skuadër

Revolucioni në Holandë, tani do të ketë lojtarë meshkuj

Federata Holandeze e Futbollit ka dhënë dritën jeshile për një nga zhvillimet ndoshta më të rëndësishme në historinë e këtij sporti, krijimit të skuadra mikse me futbollistë meshkuj dhe femra. Edhe pse kjo nismë shikohet si projekt pilot për kategorinë e diletantëve, vendimi konsiderohet si revolucion i vërtetë në botën e futbollit e jo vetëm në Holandë.

Federata u shty të ndërmerrte diçka të tillë pasi këtë sezon, një 19-vjeçare tepër e talentuar, Ellen Fokkema luajti në një ekip për meshkuj, VV Foarut çka krijon bindjen dhe besimin se në të ardhmen mund të ketë skuadra mikse në futboll me lojtarë meshkuj dhe femra.

Në Holandë deri tani ishte në fuqi rregulli që meshkujt dhe femrat mund të luanin në një skuadër vetëm në sektorin e të rinjve dhe me të mbushur 18-vjeç, vajzat duhet të kalonin në sektorin e tyre ndërsa tani do të jetë ndryshe.

Sipas projektit pilot, tani do të ketë edhe vajza në një skuadër meshkujsh por fillimisht do të jetë i kufizuar për sektorin diletant të futbollit dhe në varësi të rezultatit nisma mund të zgjerohet në të ardhmen edhe në Kategori të tjera.

Gjithsesi, sezonin e ardhshëm, në Kupën e Holandës ka disa raunde ku përplasen skuadrat e mëdha me një ekip diletant dhe nuk do të jetë çudi kur një nga skuadrat diletante me vajza në skuadër të luajë ndaj PSV, Ajax apo Utrecht.

 

EMISIONET