Real Madrid i përgjigjet Atleticos. "Poker" ndaj Granadas në luftën për titull

Real Madrid i përgjigjet Atleticos. "Poker" ndaj Granadas në

Një fitore e thellë që i jep sinjale rivalëve se titulli do të vendoset deri në minutat e fundit kur kanë mbetur edhe 2 javë të tjera për t'u luajtur.Nuk ka ndërmend të dorëzohet Real Madridi në luftën për titull. 'Los Blancos' i dhanë një përgjigje të fortë rivalëve të Atl. Madrid të cilët fituan me Sociedad ndërsa sonte, skuadra e Zidane mposhti 4-1 Granadan në transfertë.


Madrilenët shënuan nga dy gola për pjesë me Modriç dhe Rodrygo në të parën dhe Odriozola me Benzemanë në të dytën.


Tani Atl. Madrid kryeson me 80 pikë, 2 më shumë se Reali me 78 dhe 4 më shumë se Barça me 76 pikë.

EMISIONET