Real Madrid shpëton sërish në shtesë me Elchen në “Bernabeu”. Shihni golat

Real Madrid shpëton sërish në shtesë me Elchen në

Ashtu si pak ditë më parë ku u përballën në Kupën e Mbretit, Real Madrid duhej të shenonte në shtesë për të mos humbur me një ekip si Elche.

Nëse në Kupën e Mbretit, skuadra e Ancelottit fitoi pas 120 minutave lojë dhe me një lojtar më pak, sot Elche arriti të merrte një barazim 2-2 në “Bernabeu” madje i shpëtoi humbjes me Vinicius.


Sfida nisi menjëherë keq kur Benzema humbi një penallti në 33’ dhe në 43’ miqtë kaluan në avantazh me Boye.

Reali duhej të bënte të pamundurën për të kthyer ndeshjen por tronditet kur Milla që i shënoi edhe në Kupë dyfishoi për miqtë.

Në 82’ Modriç futi në lojë madrilenët me një gol me penallti të akorduar me VAR dhe vetëm në 92’, Militao me kokë shpëtoi ekipin nga humbja teksa sfida u mbyll 2-2.

Tashmë Reali është 4 pikë larg Sevillas në krye por nëse andaluzët fitojnë ndeshjen e tyre të prapambetur diferenca bëhet 1 pikë./Ora News/.

EMISIONET