Rasti misterioz i Phil Jones, lojtari që United nuk guxon ta largojë

Rasti misterioz i Phil Jones, lojtari që United nuk guxon ta largojë

Mbrojtësi anglez i Manchester United, Phil Jones prej 12 vitesh te skuadra e kuqe, çdo sezon e më shumë po ngroh stolin.

I blerë nga Man. United në vitin 2011 nga Blackburn ai nuk ka arritur asnjëherë të jetë titullar ndërsa shpesh herë i ndjek ndeshjet nga infermieria për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme.

I vetmi lojtar që i ka mbijetuar trajnerëve Ferguson, Moyes, Van Gaal, Giggs, Mourinho, Solskjaer, Carrick, Ragnick dhe Ten Hag.

Nuk është huazuar asnjë sezon nga Manchester United që për më tepër do t'ia rinovojë kontratën nga e cila përfiton 5 mln.€ në sezon edhe për 1 vit. Një mister i vërtetë se si 32-vjeçari vazhdon të mbijetojë. 

EMISIONET