Milani turpërohet në Romë, Lazio spektakolare e shkatërron (VIDEO)

Milani turpërohet në Romë, Lazio spektakolare e shkatërron

Lazio më e bukur e Sarrit kundër Milanit më të shëmtuar të Piolit. Vetëm kaq mund të thuhet për mbrëmjen e së martës në “Olimpico” ku kampionët e Italisë regjistrojnë humbjen më të thellë të sezonit, 4-0 kundër bardhekaltërve që ngjiten në vendin e tretë, vetëm 1 pikë larg skuadrës së Piolit.

Ndeshje vetëm me një drejtim, atë që i dhanë vendasit me golat e Milinkovic, Zaccagni-t, Luis Albertos dhe Felipe Anderson. Praktikisht një ndeshje e mbyllur që në pjesën e parë me kuqezinjtë që u dukën të dorëzuar dhe pa fuqi për të vazhduar.

Futboll spektakolar nga mesfusha e lartë për Lazion ku Elseid Hysaj u aktivizua titullar. Për të katërtën ndeshje rresht, Milani nuk gjen rrugën e fitores dhe tashmë kampionët mund të konsiderohen në krizë. Pas krahëve të tyre, Inter, Roma dhe Atalanta ndjekin nga afër dhe tashmë zona Champions nuk është më e sigurt.

EMISIONET