PSG, tifozët e urrejnë Icardin për shkak të bashkëshortes Wanda Nara

PSG, tifozët e urrejnë Icardin për shkak të

Tifozët e PSG nuk i durojnë dot më tekat e Mauro Icardit dhe bashkëshortes, Wanda Nara. Këtë e bën të ditur gazetari Matt Crt që thekson se ultrasit e kampionëve të Francës janë shumë të zemëruar me argjentinasin i cili bën shumë zhurmë me jetën e tij private por kur zbret në fushën e lojës duket tërësisht i humbur.

“Gjendja e tij fizike është shumë e keqe ndërsa tifozët kërojnë që ai të largohet sa më shpejt me bashkëshorten-agjente. Gjatë javëve të fundit, ish-sulmuesi i Interit ka pëfunduar sërish në qëndër të zërave gossip për shkak të mundësisë së ndarjes nga Nara e cila e ka pranuar vetë se është në proces divorci.

Edhe gjatë vitit të kaluar, karriera e tij u kompromentua për shkak të krizës bashkëshortore pas flirtit mes sulmuesit dhe aktores China Suarez.  

EMISIONET