Wanda Nara hedh “bombën”: Divorc i menjëhershëm nga Mauro Icardi!

Wanda Nara hedh “bombën”: Divorc i menjëhershëm nga

Divorc në horizont, madje më tronditës se ai që shkaktoi Totti dhe Ilary Blasi. Wanda Nara dhe Mauro Icardi duket se janë në fundin e një marrëdhënieje që u kris vetëm një vit më parë.

Modelja argjentinase e cila braktisi bashkëshortin Maxi Lopez për shokun e tij Mauro Icardi, tashmë po përgatitet t’i japë duart edhe sulmuesit të PSG-së. Programi televiziv “Los Angeles de la Mañana” publikon një bisedë audio mes Wanda-s dhe pastrueses së shtëpisë ku i tregon se po sistemon letrat për divorcin pasi nuk arrin të jetojë më e qetë në një situatë të tillë.

Gjithçka nisi me flirtin e vitit 2021 që lojtari pati me bukuroshen China Suarez. Në këtë mënyrë, “Wandagate” mund të shtohet me një tjetër seri interesante. wanda Nara po përgatitet të pushtojë edhe një herë mediat rozë ndërsa Mauro Icardi të bëhet sërish viktimë e sjelljes së bashkëshortes që është njëkohësisht edhe agjentja e tij.

EMISIONET