PSG nxjerr në shitje Neymar me çmim për "ulje festash"

PSG nxjerr në shitje Neymar me çmim për "ulje

Neymar Jr. nuk është më i dëshiruar në Paris ku sheiku Al Khelaifi por edhe aktorë të tjerë e konsiderojnë të padobishëm për projektin e klubit francez. 

Sipas mediave britanike, PSG i ka propozuar Barcelonës nje ofertë joshëse, rreth 50 mln. Euro për të rikthyer në "Camp Nou" sulmuesin brazilian.

Neymar u transferua rreth 5 vite më parë në Paris për rreth 200 milionë euro dhe që prej asaj periudhe ai ka shënuar rreth 100 gola në 144 ndeshje, shumë pak për pritshmëritë qe ka pasur PSG.

Në krahun tjetër Barcelona duket e pamundur të bëjë një hap përpara për shkak të krizës financiare që e ka prekur ndërsa paga e brazilianit ngelet pengesë për çdo klub që mund të dësbirojë transferimin e tij. 

Neymar ka një kontrarë që e lidh me PSG deri në vitin 2025 nga e cila përfiton rreth 700 mijë euro ne javë.

EMISIONET