Maroku, skuadra e çuditshme e botërorit që u refuzua nga Ziyech

Maroku, skuadra e çuditshme e botërorit që u refuzua nga Ziyech

Maroku siguroi për herë të gjashtë biletën e një faze finale në Kupën e Botës pasi mundi në play off Republikën Demokratike të Kongos. Hera e dytë rresht për skuadrën e Afrikës Veriore që arrin të ngjitet në “olimpin” e futbollit botëror pasi një gjë të tillë e bëri edhe në vitet 1994-1998.

Më pas, errësirë. 20 vite të plota pa dritë në fund të tunelit deri në 2018-ën. Një skuadër modeste në emra por e fortë në grup që ka arritur t’u rezistojë stuhive. Refuzimi i yllit të Chelseat, Hakim Ziyech e bëri edhe më të fortë skuadrën që drejtohet nga Valid Halilhodzic, boshnjaku legjendar që ka arritur të sigurojë botërorin e katërt në karrierë pasi një gjë të tillë e ka bërë në të shkuarën me Bregun e Fildishtë, Algjerinë dhe Japoninë.

Në vitin 2015, Maroku refuzoi të organizonte Kupën e Afrikës për shkak të epidemisë së Ebolas dhe pas përjashtimit nga dy evenimentet kontinentale të viteve 2017 e 2019, “Luanët e Atlasit” dolën edhe më të fortë.

Në 8 gara eleminatore, asnjë humbje dhe 25 gola të shënuar, në mirë se ta bëri vetëm Algjeria. Ylli i skuadrës është sigurisht mbrojtësi im PSG, Ashraf Hakimi, ndërsa pas refuzimit të parë, sot Hakim Ziyech ndoshta nuk do të thirret më në kombëtare. 

Tarik Tissoudali është bomberi i skuadrës. I lindur në Amsterdam, ai është edhe një nga njerëzit e momentit në vendin e origjinës dhe këtë e tregojnë të dhënat në rrjetet sociale.

E nisi rrugëtimin me 20 mijë ndjekës në “Instagram” por pas golave të parë me Marokun, shifra është rritur në 290 mijë. Trajneri  e peshkoi në moshën 28-vjeçare nga skuadra e Gent por Tissoudali është i njohur në media edhe për një motiv tjetër. Muaj më parë kaloi një natë në burg pasi u ngaterrua për shpërndarës droge.

Ky është Maroku, skuadra e pestë afrikane që do të udhëtojë në Katar me shpresat e varura pas Ashraf Hakimit por edhe  lojtarëve gati-gati anonimë të lindur në getot europiane dhe të bashkuar në vendin e origjinës për një mision të madh, Kupën e Botës 2022.

EMISIONET