Prindërit e Rey Manajt vizitojnë muralin në Mitrovicë kushtuar golit historik ndaj Serbisë

Rey Manaj vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur për tifozët shqiptarë, sidomos pas golit vendimtar që shënoi muajin e kaluar në fitoren historike të Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovc.
Ai gol u kthye menjëherë në simbol uniteti dhe krenarie kombëtare.
Në Mitrovicë, si shenjë nderimi, u realizua një mural i veçantë që paraqet festën e Manajt dhe gjestin e shqiponjës, duke përjetësuar emocionet e asaj nate.
Ditët e fundit, prindërit dhe vëllai i sulmuesit – me origjinë nga Lushnja – udhëtuan drejt Mitrovicës për ta parë nga afër muralin.
Familja e Manajt u prit nga ish-futbollisti i njohur dhe trajneri aktual, Emin Baliqi, i cili i shoqëroi gjatë vizitës.
Rey Manaj publikoi në rrjetet sociale foton e prindërve të tij para muralit, duke shprehur krenarinë dhe lidhjen e fortë familjare në këtë moment të veçantë.
Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare po përgatitet për sfidën e fundit të fazës së grupeve ndaj Anglisë në “Air Albania”, një ndeshje shumë e rëndësishme për ëndrrën e kualifikimit në Kupën e Botës.

