Zyrtare/ Lista e Kombëtares me risi dhe konfirmime, Sylvinho guxon për duelin me Poloninë

Zyrtare/ Lista e Kombëtares me risi dhe konfirmime, Sylvinho guxon për
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka publikuar listën me 23 emrat që do të grumbullojë për ndeshjen e 27 marsit në Varshavë kundër Polonisë. Mes emrave të thirrur bien në sy disa prurje të reja shumë interesante por edhe mungesa të rëndësishme e emra të konfirmuar.

Zyrtare/ Lista e Kombëtares me risi dhe konfirmime, Sylvinho guxon për

Për premierën e tij kuqezi, tekniku brazilian ka përfshirë disa emra të rinj krahasuar me ndeshjet e fundit si Jon Mersinaj, Andi Hadroj, Jasir Asani, Lindon Selahi dhe Anis Mehmeti. Ndërsa pjesa tjetër është thuajse i njëjti grup që mori pjesë në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve me pak ndryshime.

Në portë janë Etrit Berisha, Thomas Strakosha e Elhan Kastrati, ndërsa në mbrojtje janë Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ermir Lenjani, Adrian Ismajli, Marash Kumbulla e Frederic Veseli.

Dy repartet e tjera, mesfusha dhe sulmi përbëhen nga Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Amir Abrashi, Ylber Ramadani, Nedim Bajrami, Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni dhe Taulant Seferi.

Ditën e shtunë në 18 mars, ora 11:00 në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, do të zhvillohet edhe konferenca e shtypit të trajnerit të Kombëtares përpara grumbullimit që do të nisë në datën 20 mars.

 

EMISIONET