Portimao, makina e mbyll garën në shkallët e spektatorëve (VIDEO)

Portimao, makina e mbyll garën në shkallët e spektatorëve
Një aksidernt i frikshëm dhe deri diku i pazakontë tronditi provat e lira të Porsche Sprint Challenge në Portimao.

Makina e skuadrës Monteiros Competicoes e drejtuar nga Alexandre Areia e mbylli garën në shkallët e tribunës së pistës luzitane. Për fat të mirë në ato momente shkallët në atë pjesë ishin të boshatisura dhe asnjë person nuk prek ndërsa ka pasur edhe shumë kritika për sistemin e sigurisë në pistën portugeze.

Asnjë problem edhe për pilotin i cili doli vetë nga makina dhe nuk kishte nevojë për t’u drejtuar në spital ndërsa polemikat që janë ngritur lidhen me sistemin rrethues të Portimaos, sepse sipas pamjeve, rëra nuk e ngadalësoi aspak makinën e Areias, u cili humbi kontrollin në një moment të provave.

EMISIONET