Piqué para finales së Botërorit: Spanja synon yllin e dytë, Messi një tjetër kapitull në histori

Piqué para finales së Botërorit: Spanja synon yllin e

Pak orë para finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, Gerard Piqué ka ndarë pritshmëritë e tij për përballjen që do të vendosë kampionin e ri të botës. Ish-mbrojtësi spanjoll e cilëson këtë si një nga finalet më interesante të viteve të fundit.

Piqué pranoi se Spanja ishte mes skuadrave favorite që në fillim të turneut, ndërsa Argjentina e bindi me paraqitjet gjatë rrugëtimit drejt finales.

“Spanja ishte mes favoritëve të mi, bashkë me Francën, Anglinë dhe Brazilin. Argjentinën ndoshta jo aq shumë në fillim, por mënyra si ka rrjedhur turneu na ka sjellë një nga finalet më të mira që mund të shohim”, u shpreh ai.

Sipas ish-kapitenit të Barcelonës, kjo finale ka një peshë të veçantë për të dyja kombëtaret. Për Spanjën do të ishte trofeu i dytë botëror, ndërsa për Lionel Messin mund të ishte Kupa e dytë e Botës radhazi.

“Për ne mund të jetë ylli i dytë në fanellë, ndërsa për Leon mund të jetë Kupa e Botës e dytë radhazi. Do të ishte mënyra perfekte për të kompletuar një karrierë që shumë njerëz mendonin se nuk do të arrinte më këtë pikë”, tha Piqué.

Ai ndaloi edhe te Lamine Yamal, duke vlerësuar talentin e ri të Spanjës dhe mundësinë që ai të hyjë në histori nëse skuadra e Luis de la Fuente fiton trofeun.

“Nëse Spanja fiton, Lamine në moshën 19-vjeçare do të jetë në një pozicion unik. Mund të bëhet një nga lojtarët më të rinj që fiton një Kupë Bote”, u shpreh Piqué.

EMISIONET