Piqué e ka tradhtuar Shakira-n edhe me avokaten e divorcit?
"Telenovela" Piqué-Shakira pasurohet me një seri të re duke hapur edhe një kapitull tjetër. Përplasjet në distancë mes dy ish-ëve që kulmuan me publikimin e këngës “Music Session 53” nuk kanë ardhur vetëm si pasojë e historisë së shtatlartit me të fejuarën aktuale Clara Chia.
Mes rreshtave Shakira lë të kuptohet se ish-kapiteni i Barcelonës ka pasur një tjetër histori pasionante. Sipas gazetarit Jordi Martin, Piquè ka tradhtuar edhe Claran dhe bëhet fjalë për avokaten 25-vjeçare Julia Puig Gali.
Të dy kanë një miqësi shumëvjeçare dhe në fakt ka qenë avokatja ajo që ka punuar me letrat e divorcit nga Shakira. Gazetari shton se nuk përjashtohet mundësia që mes të dyve të ketë pasur një flirt edhe në të shkuarën pasi avokatja është kunata e ish-shokut të skuadrës së Pique, Riqui Puig.
Revista “Socialité” shkon edhe më tej duke bërë me dije se ata janë njohur tre vite më parë dhe janë shoqëruar bashkë në disa festa private.