Penalltitë rezultojnë fatale, shuhet ëndrra evropiane e Elbasanit, eliminohet në Conference League

Penalltitë rezultojnë fatale, shuhet ëndrra evropiane e

Elbasani i thotë lamtumirë kompeticioneve evropiane në mënyrën më dramatike të mundshme. Skuadra nënkampione e vendit në pjesëmarrjen e saj të parë në turne të tillë, u eliminua nga BATE Borisov në raundin e parë kualifikues të Conference League vetëm pas serisë dramatike të gjuajtjeve të 11 metërshave.

Elbasani dhe BATE Borisov kishin barazuar 1-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shqipëri dhe shkuan në Azerbajxhan ku u zhvillua kjo sfidë me bjellorusët me bindjen se do të kalonin në raundin tjetër duke qenë se përballeshin me një skuadër që rrezikon rënien nga kategoria në kampionatin vendas.

Por skuadra e Gvozdenovic gjatë zhvillimit të ndeshjes bëri shumë pak nga sa pritej në të 120 minutat e lojës  e madje Aleksovski bëri disa ndërhyrje vendimtare për të mbajtur skuadrën në lojë. Në këtë mënyrë, koha e rregullt dhe ajo shtesë, u mbyll me barazimin 0-0 dhe kështu skuadrat iu drejtuan serisë së 11 metërshave.

Në këtë moment, te Elbasani po shkonin mirë gjërat deri në momentin kur Karrica gaboi gjuajtjen e pestë që mund t’i jepte kualifikimin skuadrës. BATE Borisov më pas mori avantazhin, ndërsa edhe Epito gaboi duke goditur tramversën dhe kjo seri penalltish u mbyll 5-4 për skuadrën bjelloruse që në këtë mënyrë i dha shumë shpejt fund ëndrrës evropiane të Elbasanit.

EMISIONET