"Gabime të mëdha nga trajneri"/ Nikaj kritikon Anglinë: Lënia e Palmerit në stol, e pakuptueshme

Arjan Nikaj, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj përzgjedhësit të Anglisë për vendimet e tij taktike dhe përzgjedhjen e lojtarëve, duke e cilësuar të pakuptueshme lënien në stol të yjeve si Cole Palmer në një kompeticion të përmasave të tilla.

"U panë gabime, u panë gabime të mëdhaja për mua nga trajneri që po ta fillosh që nga seleksionimi që ka lënë dy tre lojtarë, lojtarë shumë të mirë fantazistë që anglezët kurrë nuk kanë fantazistë, e kanë të rrallë. Janë lojtarë gjithmonë force, atletikë, fizikë, taktikë.

Të lësh Palmerin në stol, në Angli, edhe mos ta marrësh për një kompeticion që ka shumë cilësi unë nuk e kuptoj.

Edhe në ndeshjen që filloi, që ishte një ndeshje që pritej me tension edhe për ato që folëm këtu edhe për problemet politike që kanë, ai kishte zgjedhur një formacion tjetër, duke futur Rogersin në krah të djathtë, duke mos futur O'Reillyn këtu me mbrojtësa të tjerë edhe në ndeshje u pa.

Argjentina ishte gjithmonë, në pjesën e parë ishte agresive, jo shumë superiore po agresive për top të parë, nuk e linte asnjë për të organizuar Anglia.

Megjithatë, forca e Anglisë e mbajti në lojë me shënimin e golit të parë pasi që shënoi dhe rastësisht e shënoi se nuk ishte llogari...", u shpreh Arjan Nikaj

 

EMISIONET