Partizani i pafat në short, sfidon gjigandët bjellorusë në Champions League

Partizani i pafat në short, sfidon gjigandët bjellorusë në

Në Nyon është hedhur shortini raundit të parë të Champions League ku Partizani ka mësuar emrin e rivalit.

Kampionët e Shqipërisë do të sfidojnë në ketë raund skuadrën më të mirë të Bjellorusisë, BATE Borisov, skuadra që ka fituar 15 herë titullin kampion në Bjellorusi, nga të cilat 13 herë radhazi. Skuadra mban rekordin si ekipi i vetëm bjellorus që ka arritur në grupet e Ligës së Kampioneve dhe ka arritur edhe 3 herë grupet e Ligës së Europës.

Goglat u treguan të pamëshirshme edhe me Ballkanin e Suharekës. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të sfidojë kampionët e Bullgarisë, Ludogorets.

Short disi më i lehtë në letër për Strugën e drejtuar nga Shpëtim Duro. Ekipi nga Maqedonia e Veriut sfidon lituanezët e Zalgiris. 

EMISIONET