ZYRTARE/ Kosova pa trajner, federata shkarkon Alain Giresse

Alain Giresse nuk do të jetë më trajner i Kosovës. Ish-kampioni i Europës është sjhkarkuar nga detyra pas humbjes së dhimbshme kundër Bjellorusisë, e vlefshme për eleminatoret e Euro 2024.
Komunikata e FFK-së:
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin, Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit. Deri të ky vendim, vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1:2). Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës. Në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar”, thuhet në njoftimin e FFK-së. Tekniku francez kishte kontratë me Kosovën deri në fund të këtij cikli eliminator, i cili përfundon në fund të muajit nëntor, si dhe kishte opsionin e vazhdimit në rast se do ta kualifikonte Kosovën për “Euro 2024”.
Giresse u emërua trajner i Kosovës më 23 shkurt të vitit të shkuar, ndërsa nën drejtimin e tij, “Dardanët” kanë regjistruar vetëm katër fitore në të gjitha ndeshjet e luajtura. Ai zëvendësoi zviceranin Bernard Challandes. Në 14 ndeshje të luajtura me Giresse-n, Kosova ka regjistruar edhe 4 humbje e 6 barazime.

